Zyrtari i Kombeve të Bashkuara viziton Korenë e Veriut

5:21 am 05.12.17

 

Shefi për çështje politike në Kombet e Bashkuara, Jeffrey Feltman, fillon sot një vizitë katër ditore në Korenë e Veriut.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të Kombeve të Bashkuara në gjashtë vitet e fundit, transmeton BBC.

Vizita e Feltman vjen pas ftesës që Korea Veriore e bëri në Kombet e Bashkuara gjatë muajit shtator, ku vizitën e cilëson për “dialog rreth politikave”.

Kjo vizitë vjen pasi javën e kaluar vendi komunist lëshoi atë qe e quajti “më të fuqishmen” raketë balisitke interkontinentale, duke thënë se mund ta godas edhe Shtetet e Bashkuara.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM