Zjarri në Londër: Kryeministrja May kërkon hetim të plotë

12:28 pm 15.06.17

 

Deri më tani dihet për 17 jetë të humbura nga zjarri i cili përfshiu një ndërtesë banimi në perëndim të Londrës, gjatë orëve të para të së mërkures.

Ky numër pritet të rritet kur forcat e zjarrëfikësve kanë thënë sot se më nuk presin që të gjejnë ndonjë të mbijetuar në ndërtesën Grenfell, në veri të Kensington.

Më shumë se 30 persona janë të lënduar, dhe mbesin në spital, ku 17 prej tyre janë në gjendje kritike.

E gjithë ngjarja tragjike filloi në mëngjesin e së mërkurës kur ndërtesa u përfshi nga një zjarr i madh. Zjarrëfikësit ishin thirrur në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur të largojnë një numër të rriturish dhe fëmijë nga ndërtesa, por të tjerë kanë mbetur brenda, shumë prej tyre derisa ishin në gjumë.

 

 

Kryeministrja britanike Theresa May ka vizituar vendin e ngjarjes, në kohën kur janë ngritur shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si zjarri është përhapur aq shpejt dhe çfarë e kishte shkaktuar atë. Ajo ka thënë se një hetim i plotë publik do të ndodhë rreth rastit.

Ndërkohë, Mbretëresha ka deklaruar se “mendimet dhe lutjet” janë me familjarët të cilët janë prekur nga kjo tragjedi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM