Zhduket gazetari serb Stefan Cvetkoviq

9:12 pm 14.06.18

 

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq nga Bela Crkva është zhdukur mbrëmjen e kaluar, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve Beta.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se policia gjatë natës ka gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit Cvetkoviq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Më pas kanë filluar edhe kërkimet për të.

“Në stacionin policor është bërë e ditur që në rrugën e Beogradit në Bela Crkva është gjetur një veturë e parkuar e tipit “Polo” e cila kishte të hapur derën nga ana e vozitësit si dhe dritën e ndezur brenda në veturë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku më pas është konstatuar se vetura i përket gazetarit Cvetkoviq, e cila në fakt është në pronësi të babait të tij”, bëhet e ditur në deklaratën e ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Serbisë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se vetura kishte dyert e hapura si dhe afër saj është gjetur një orë dore e cila kishte rripin e këputur.

Cvetkoviq viteve të fundit në disa raste është ankuar për kërcënime nga njerëz të ndryshëm.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM