Zgjedhjet presidenciale në Rusi: Putin fiton mbi 70% të votave

8:49 pm 18.03.18

 

Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Rusi tregojnë se Vladimir Putin do ta udhëheqë këtë vend edhe për gjashtë vjet të tjerë.

Me vota e numëruara deri më tash, Putin ka siguruar 73.9 përqind të tyre, duke mundur lehtë konkurrentin më të afërt, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, ka dalë i dyti me 15.7 përqind të votave, i ndjekur nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky me 6.9 përqind dhe gazetarja Ksenia Sobchak me 1.3 përqind. Katër kandidatët e tjerë kanë marrë më pak se 1 përqind.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Alexei Navalny, nuk është lejuar të garojë në zgjedhje.

Sipas mediave ruse, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 63.7 përqind – më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2012.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM