Zgjedhjet në Holandë, test për Bashkimin Evropian

10:57 am 15.03.17

dutch

 

Zgjedhjet e sotme në Holandë janë të parat në mesin e disa palë zgjedhjeve që do të mbahen këtë vit në Evropë dhe ato shiheni si test për unitetin e Bashkimit Evropian në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste dhe populiste në kontinent.

Holanda, shtet me 17 milionë banorë, rrallë tërheq vëmendje nga jashtë, por këtë herë është ndryshe, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Beteja midis kryeministrit Mark Rutte nga qendra e djathtë dhe Geert Wildersit, populist, i cili ka bërë fushatë për ndalimin e Kuranit, mbylljen e xhamive dhe largimin e vendit nga BE-ja, ka rritur fokusin te votimet, pasi ndjenjat nacionaliste kanë shkaktuar dy rezultate të papritura, vitin e kaluar.

Fillimisht ka qenë vendimi i Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Evropian në referendumin e qershorit. Kjo është pasuar me fitoren e papritur të presidentit amerikan, Donald Trump, në nëntor, i cili ka bërë fushatë me moton “Amerika e para”.

Këto rezultate kanë bërë që shumë në Evropë të pyeten nëse BE-ja mund t’i mbijetojë valës aktuale të ndjenjave anti-establishment.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM