Zëvendëskryeministri Jevtiq: Ne nuk votojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

3:03 pm 04.01.18

 

Lista Serbe nuk do të votojë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, për edicionin serb të Zërit të Amerikës.

“Lista Serbe ka qëndrim shumë të qartë lidhur me transformimin, përkatësisht për atë që po quhet formim i Ushtrisë së Kosovës. Ne nuk do të votojmë për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Jevtiq, transmeton Koha.net.

“Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, kjo çështje është problem i shqiptarëve dhe nëse vjen në rend dite në Kuvend ne edhe më tej do të jemi të përmbajtur”, ka thënë veç të tjerash ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM