Zëdhënësja e KE-së: Qeveria e re të punojë bashkë me Beogradin

5:53 pm 10.09.17

 

Formimin e Qeverisë së re të Kosovës e ka mirëpritur Bashkimi Evropian.

“E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës. Thërrasim qeverinë e re që menjëherë të nisë punën në implementimin e reformave të nevojshme në drejtësi dhe ekonomi” ka thënë Maja Kocianciq, zëdhënësja e Komisionit Evropian, transmeton KlanKosova.

“Qeveria e re duhet të ketë rol aktiv në rajon dhe të punojë bashkë me Beogradin në mënyrë që të arrihet progresi kualitativ në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës të cilin e ndërmjetëson BE”, ka deklaruar ajo.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM