Zealandia, a është ky kontinenti i tetë në planet?

3:29 pm 17.02.17

zealn3

 

Keni njohuri për vendndodhjen e shtatë kontinenteve në planetin tokë?

Tani, ndoshta do t’ju duhet të shtoni në këtë numër edhe një kontinent të ri.

Quhet Zealandia, dhe është një pjesë tokësore që gjendet në jug-perëndim të Oqeanit Paqësor.

Për shkenctarët dhe të interesuarit pas hulumtimeve të kësaj fushe, kjo tokë nuk është diçka krejtësisht e re. Madje, pjesë e saj janë edhe malet e larta që bota i njeh si Zelandë e Re.

Por, shkenctarët kanë publikuar një studim në revistën amerikane të Shoqërisë Gjeologjike, duke pretenduar se një pjesë e kësaj toke, ku pothuajse e gjitha gjendet nën ujë, mund të cilësohet si një kontinent i ri.

Zelandia ka një sipërfaqe prej pesë milionë kilometra katrorë.

Shkenctarët e këtij studimi kanë nxjerrë të dhëna të cilat, sipas tyre, mbështesin pretendimin për ta cilësuar këtë pjesë si një kontinent të ri, duke plotësuar disa kushte, siç janë ana gjeologjike dhe përcaktimi i qartë i hapësirës.

 

zelandia

 

BBC shkruan se nuk ka një trup zyrtar shkencor që bënë njohjen e kontinenteve. Kështu, mund të ndodh që në të ardhmen vetëm të bëhen ndryshime përmes hulumtimeve dhe shkrimeve, dhe kështu Zealandia të futet në përshkrimet zyrtare si një kontinent i ri.

 

zelan2

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM