Zbulohen sinjale radioje që vijnë nga një galaktikë 1.5 miliardë vit drite larg

7:50 pm 09.01.19

Earth from the ISSShkencëtarët kanë vërejtur shpërthime të përsëritura të sinjaleve të radios që vijnë nga thellësia e hapësirës. Këto sinjale janë vetëm hera e dytë që shkencëtarët kanë parë një shpërthim të tillë të përsëritur të radios. Të dyja thellojnë misterin dhe ofrojnë një mundësi potenciale për të kuptuar më së fundi se çfarë mund të jetë ky shpërthim nga kjo galaktikë 1 miliard vite dritë larg.

Shpërthimet e shpejta të radios janë spekuluar të jenë rezultat i çdo gjëje, nga yjet shpërthyese e deri te alienët. Por ato kanë mbetur tërësisht misterioze, me pak dëshmi se nga ku mund të vijnë. Blicët zgjasin vetëm për një milisekond por ato nxirren jashtë me të njëjtën sasi energjie që dielli zgjat 12 muaj për të prodhuar.

Ndoshta lajmi më emocionues nga shpërthimet e reja është ajo që shkencëtarët e panë sinjalet duke u përsëritur gjashtë herë, me sa duket nga i njëjti vend. Nga më shumë se 60 shpërthime radioje të ndëgjuara deri më tani, vetëm ky prej tyre është përsëritur.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM