Zbulohen imazhe të papublikuara të John Lennon

4:07 pm 26.10.17

 

Disa fotografi që nuk ishin bërë publike më parë tregojnë se si dukej John Lennon gjatë fillimit të vitit 1970.

26 negativë janë sjellë në muzeun The Beatles Story në Liverpool nga një person i cili ka thënë se i ka gjetur ato në sirtarët e babait të tij.

Personi ka dashur të mbetet anonim, derisa ka thënë se babi i tij i ndjerë mund t’i ketë marrë këto fotografi derisa ka studiuar artin gjatë viteve 1970-ta.

 

 

Këto “portrete personale” janë një “zbulim i rrallë” dhe mund të kushtojnë deri në 10,000 funta, ka thënë drejtuesi i ankandit Darren Julien.

Ai gjithashtu ka treguar se nuk ndodh “shpesh që të gjenden imazhe të John Lennon që nuk janë parë më parë nga sytë e publikut”.

 

 

Këta negativë, që datojnë në muajin shkurt të vitit 1970, tregojnë Lennon-in në një periudhë të rëndësishme të karierës, atëherë kur The Beatles shkonin drejt ndarjes dhe kur ai kishte lëshuar singlin e tij të tretë, Instant Karma.

Këto fotografi do të ekspozohen për publikun prej muajit nëntor, derisa gjatë vitit të ardhshëm do të vendosen në ankand.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM