Zaev në telefon me Tsipras për çështjen e emrit, optimist se zgjidhja është afër

7:44 pm 11.06.18

 

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Tsipras sot kanë komunikuar përmes telefonit.

Nga Qeveria maqedonase informojnë se biseda ka filluar në orën 14, ndërsa ka zgjatur një orë.

“Gjatë bisedës është diskutuar për çështjet e mbetura dhe janë rishikuar disa ide dhe zgjidhje. Në mëngjesin e nesërm do të pasojë edhe një bisedë telefonike”, është thënë nga qeveria e Maqedonisë, raporton Tv21 i Maqedonisë.

Nga burime qeveritare greke biseda është cilësuar si pozitive, shkruajnë mediat në Greqi, duke rikonfirmuar se një bisedë tjetër pritet të martën në orët e paradites, transmeton Koha.net.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM