YouTube sjell edhe lidhje kabllovike dhe satelitore

7:54 am 01.03.17

youtube

 

Rrjeti YouTube shumë shpejt pritet të ofroj edhe çasje në kanale televizive, duke u mundësuar përdoruesve të kenë lidhje me kabllo apo përmes satelitit.

Ky shërbim i ri nga YouTube do t’u mundësoj përdoruesve që të përcjellin rreth 40 kanale televizive, përfshirë rrjetet si ABC, CBS, NBC dhe FOX.

Gjatë prezentimit të kësaj risie u bë e ditur se çmimi fillestar do të jetë 35 dollarë në muaj, derisa ata që duan të kenë qçasje në disa kanale të tjera, si Showtime, duhet të paguajnë një shumë shtesë.

Ende nuk është bërë e ditur data e lëshimit të këtij shërbimi, megjithatë pritet që gjatë muajve të ardhshëm ai të jetë i disponueshëm fillimisht për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM