Ymeri: Të insistojmë te BE-ja; demarkacioni duhet të rinegociohet

11:48 am 08.11.17

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se marrëveshja për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi duket të rinegociohet.

“Natyrisht që kjo marrëveshje duhet që domosdo që në dritën e fakteve të reja, dhe në dritën e atyre fakteve që deri më tani janë prezantuar nga ekspertët e Republikës së Kosovës, por jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe ekspertë nga Republika e Shqipërisë, që të rinegociohet me Malin e Zi, në mënyrë që kufiri të vendoset aty ku do të duhej të ishte, dhe që të mos cenohet integriteti territorial as i Republikës së Kosovës dhe as i Malit të Zi.” ka thënë Ymeri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Kur është pyetur rreth qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar të cilët kërkojnë që marrëveshja aktuale e demarkacionit të ratifikohet nga Kosova, kreu i Vetëvendosjes ka thënë se duhet “të insistohet tek institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe te vendet anëtare, në mënyrë që të shpjegohet që në njërën anë procesi i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet në mënyrë paqësore.”

“Marrëdhëniet me Malin e Zi, si Republikë e Kosovës i kemi shumë të mira dhe do të vazhdojmë me të njëjtën. Mirëpo, e kemi një pjesë të kufirit, për të cilin aktualisht kemi mospajtim dhe të cilin do ta zgjidhim në mënyrë paqësore. Ndërkohë, që në anën tjetër, marrëdhëniet tona me institucionet e Bashkimit Evropian dhe e drejta për të lëvizur lirshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, duhet të jepet në bazë të kritereve të përdorura edhe në vendet tjetra.” ka thënë Ymeri.

 

…lexo intervistën e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM