Ylli i instagramit akuzohet për rrezikim jete, pasi filmohet duke e hedhur një karrike nga ballkoni i katit të 45të

2:11 pm 14.02.19

marcella_zoia

Një vajzë 19-vjeçare u denoncua në polici të mërkurën për t’u përballur me akuzat për gjoja hedhjen e dy karrigeve nga një ballkon i katit të 45të, në qendër të qytetit Toronto. Incidenti i filmuar në një video dhe i hedhur në internet, u xhirua të shtunën në orën 10:00, dhe ka shkaktuar zemërim në publik.

Në video, e shikuar nga miliona, shihet vajza duke hedhur karrikën nga ballkoni i banesës, poshtë në tafik ku po kalonin vetura. Fatmirësisht nuk pati raportime për lëndime apo ndonjë aksident.

Zoia ballafaqohet me akuza duke përfshirë dëmtim që rrezikon jetën, rrezikim i pronës dhe shqetësim publik.
Ajo u lirua të mërkurën me kusht për 2,000 dollarë dhe u urdhërua të jetonte me nënën e saj
Zoia, e cila thuhet se kishte 4.000 ndjekës në Instagram përpara se të fshinte llogarinë e saj, konsiderohej si një ‘influencuese e famshme’ në internet./UrbanFm/

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM