Yee: Bojkoti shmang përgjegjësitë

6:35 pm 14.05.17

 

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili viziton të hënën Tiranën, si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, ka përcjelle mesazhin kundër bojkotit.

Nga një forum për sigurinë në Budva të Malit të Zi, zyrtari amerikan tha: “Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin, shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosevelt, se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.

Para të pranishmëve, zyrtari amerikan kërkoi që qeveritë e Ballkanit të luftojnë korrupsionin dhe se udhëheqësit tha ai duhet të gjejnë kurajo për të bërë reforma në interes të qytetarëve, transmeton Top Channel.

Hoyt Brian Yee do të takojë të hënën krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësuesit e opozitës. Kjo shikohet si lëvizja e fundit e ndërkombëtarëve që mund t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës, ndërsa shumica është e sigurt të vijojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, kurse opozita kërkon zgjidhje politike dhe qeveri teknike.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM