Wu-Tang Clan kthejnë në treg veshjet Wu Wear

8:32 am 16.08.17

 

Grupi i mirënjohur i hip-hop muzikës, Wu-Tang Clan, kanë vendosur të kthejnë në treg linjën e famshme të veshjes Wu Wear.

Për herë të parë veshjet e shenjat Wu Wear u paraqitën në vitin 1995, derisa në vitin 2008 grupi vendosi që ato më të mos jenë në treg.

Tani, anëtarët e Wu-Tang, RZA dhe Power kanë bërë me dije se po kthejnë në treg veshjet e mirënjohura bashkë me ndihmën e Live Nation Merchandise.

“Wu Wear ishte brendi i parë hip-hop që gjendej në dritaret e Macy’s 34th St,” ka thënë RZA për revistën Billboard.

“Tani, kur jemi të vetëdijshëm dhe me ri-energji rreth trashëgimisë sonë, e ndiejmë se është koha e duhur për t’u rifutur në treg. Jo përmes butiqeve, por në mënyrë të madhe përsëri.”

 

 

Reperi ka folur gjithashtu rreth ndikimit në shoqëri që ka pasur kjo linjë e veshjeve.

“Njerëzit vendosin veshjet Wu-Tang tek fëmijët e tyre. Kam parë djemë duke bërë tavolina të Wu-Tang. Vërtetë e çmojmë këtë, dhe e kuptojmë se kjo është baza e fansave tonë.”

Wu-Tang ka angazhuar dizajnerë të rinj për t’u ndihmuar që të krijohen produktet e reja të linjës Wu Wear.

“Do të shihni të gjithë elementët e modës përfshirë në linjën tonë.” ka thënë RZA.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM