Woody Allen padit ‘Amazon’

1:02 pm 08.02.19

Woody AllenWoody Allen ka paraqitur një padi prej 68 milionë dollarësh amerikanë kundër Amazon Studios, duke pretenduar se studio eshte larguar nga një marrëveshje për katër filma mbi “një akuzë të pabazë kundër Allenit për ngacmim seksual para 25 vjetëve”.

Regjisori e ka akuzuar kompaninë për refuzimin e lëshimit të filmit të tij ‘A rainy day in New York’,  pavarësisht se është  kompletuar para më shumë se gjashtë muaj. Sipas padisë, Amazon ka rishikuar edhe marrëveshjen e tyre për të prodhuar tre filma të tjerë me Allen.Image result for woody allen amazon

“Amazon është përpjekur të justifikojë veprimin e saj duke iu referuar një akuze 25-vjeçare të pabazë ndaj z. Allen, por ky rast ishte tashmë i njohur për Amazon (dhe publikun) përpara se Amazon të hynte në marreveshje per katër filma me zotin Allen – dhe kjo nuk siguron një bazë për Amazon që të përfundojë kontratën, “thotë padia, sipas Variety. “Nuk kishte thjesht një bazë legjitime për Amazonin që të nderpresë punën”/UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM