Will Smith kërkon ndihmë… (video)

4:53 pm 15.11.17

 

Aktori Will Smith është paraqitur në një video përmes së cilës kërkon ndihmë nga të gjithë personat që kanë emrin dhe mbiemrin sikur të tij.

Duke folur  për filmin e tij të Bright, krijuar nga rrjeti Netflix, aktori amerikan kërkon që secili person që ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë si të tij të kontaktoj kompaninë Netflix.

“Më dërguan në  një turne global për të poromovuar në Australi, Kanadë, Japoni, Ohio dhe në gjithë botën. Por është shumë, intervista, ditë të gjata, kështu që më erdhi një ide.

“Çfarë më duhet është që secili që ka emrin Will Smith, kërkoj nga ju të kontaktoni Netflixin.” ka thënë aktori i mirënjohur amerikan.

Nuk është e qartë se sa serioze është kjo kërkesë e Smith. Nëse ajo është vetëm sa për të promovuar edhe më shumë filmin Bright apo vërtetë qëndron si e tillë kërkesa e pazakontë e aktorit.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM