Wild Beasts i japin fund karierës. Lëshojnë një këngë të re

5:08 pm 26.09.17

 

Wild Beasts kanë dhënë detaje rreth fundit të karierës së tyre.

Pas 15 viteve bashkë, anëtarët e bendit do të përshëndeten me fansat përmes tri koncerteve që do të mbahen gjatë muajit shkurt në Dublin Olympia (15), në Manchester Albert Hall (16) dhe në London Eventim Apollo (17).

Bendi gjithashtu ka lëshuar edhe një këngë të re, ‘Punk Drunk And Trembling’ e cila ishte inçizuar gjatë sesioneve për albumin e vitit 2016, Boy King.

Kënga, që mund ta dëgjoni më poshtë, do të jetë pjesë e një EP-je, bashkë me këngët ‘Maze’ dhe ‘Last Night All My Dreams Came True’.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM