Wikipedia ndalon përdorimin e Daily Mail si burim informacioni

12:41 pm 09.02.17

wiki2

 

Enciklopedia online, Wikipedia, ka vendosur që më të mos citoj informacione që kanë si burim gazetën britanike Daily Mail.

Redaktorët e gazetës kanë votuar për të ndaluar citimin e Daily Mail si burim pasi e kanë cilësuar si një grup i lajmeve “përgjithësisht të dyshimtë”.

Wikimedia Foundation, që drejton Wikipedian por nuk kontrollon procesin e saj të editimit, ka thënë në njoftimin e lëshuar se redaktorët e English Wikipedia që nga viti 2015 kanë diskutuar dhe vënë në dyshim sigurinë dhe qëndrueshmërinë e informacioneve nga Daily Mail.

“Bazuar në kërkesat e komenteve [në hapësirën e burimeve të sigurta], redaktorët vullnetarë të English Wikipedia kanë ardhur në një konsensus se Daily Mail është ‘në përgjithësi e dyshimtë dhe se përdorimi i saj si referencë është ndaluar, sidomos kur burime të tjera më të sigurta ekzistojnë’”.

Ky vendim është i pazakonshëm për enciklopedinë online e cila rrallë vendos ndalesa për gazetat dhe publikimet, dhe e cila vazhdon të lejoj përdorimin si burime të organizatave të lajmeve si Russia Today që është me bazë në Kremlin, apo Fox News, të dyja këto mediume që kanë zgjuar brenga tek redaktorët e informacioneve.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM