‘We See You Berlin’, dokumentari që tregon afërsinë e The xx me fansat (video)

3:47 pm 30.11.17

 

Bendi britanik The xx kanë lëshuar një dokumentar të shkurtër që tregon momente interesante dhe të pa publikuara më parë nga koncerti i tyre në Berlin.

Punuar nga Sylvie Weber, në këtë film të shkurtër tregohen pamje nga turneu i treshes muzikore The xx, përfshirë intervista, pjesë nga performancat në skenë, dhe pjesë nga koncerti i tyre në festivalin Lollapalooza që u mbajt gjatë muajit shtator në kryeqytetin gjerman.

Dokumentari We See You Berlin është një nga pjesët filmike që do të lëshohen nga The xx në të ardhmen dhe që tregon për afërsinë e bendit me fansat e tij.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM