Washington Post: Projketi që synon turistët për fshatrat e largëta në Shqipëri

8:42 am 15.08.17

 

Një artikull nga Washington Post përshkruan karakteristikat e fshatrave të largëta në jug të Shqipërisë, aty ku “në rrugët gjarpëruese ku më shumë kalojnë dhitë sesa makinat, ndodhen një grup fshatrash, ku duket se koha është ndalur prej dekadash.”

I pozicionuar përgjatë një shkëmbi pas rrënojave të një fortese të vjetër, fshati Nivicë është i panjohur për shumë njerëz edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz synon që ta hapë atë për turistët të cilët duan të zbulojnë bukurinë natyrore të jashtëzakonshme dhe stilin e jetës të fshatit në zonat më të izoluara të vendit.

“Po bëjmë një projekt pilot rreth konceptit se si të lidhim komunitetet rurale që janë shumë afër vijës bregdetare, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar”, thotë Auron Tare, i cili kryeson Agjencinë Kombëtare Bregdetare të Shqipërisë dhe po drejton projektin Nivica, transmeton Top Channel.

Atraksionet e zonës janë të shumta. Burime me ujë të kristaltë rrjedhin nëpër kanione dhe gryka duke përvijuar peizazhin. Ura të vogla prej guri të epokës osmane, të paprekura prej shekujsh, ende kalojnë sipër kanaleve. Kur perëndon dielli, barinjtë çojnë kopetë e tyre në vathë të vogla për t’i mjelë ato.

Dhe si çdo gjë në Ballkan, rajoni është i zhytur në histori.

 

…lexo artikullin e plotë në shqip 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM