VV zyrtarisht njofton se Albin Kurti kandidon për kryetar të partisë

6:17 pm 27.12.17

 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se deputeti i saj, Albin Kurti, është kanidat për kryetar të kësaj partie.

“Nga sot, deputeti Albin Kurti është zyrtarisht kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen në fillim të vitit 2018 sipas parimit një anëtar – një votë”, thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton Koha.net.

Në Vetëvendosje së fundmi ka pasur një çarje që u shfaq pas publikimit të një mesazhi në të cilin shihej se deputetja Aida Dërguti ofendonte Kurtin.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM