Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën ‘nuk do të jetë pa dhimbje për serbët’

7:40 am 17.04.18

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk  e di ende nëse do të arrij shumë shpejt të shpalos propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por thotë se qëllimi i tij është “të kënaq qytetarët e Serbisë dhe të arrihet një zgjidhje”.

Pas takimit me kryeministrin e landit gjerman të Baden-Württemberg, Vinfred Kreckman, Vuçiq tha se zgjidhja për Kosovën “nuk do të jetë pa dhimbje për serbët”, transmeton Gazeta Express.

“Me çfarëdo propozimi që do të dalim, ai do të pritet në thikë, si në fqinjësi, në Evropë dhe në botë, po ashtu edhe në Serbi”, tha Vuçiq, raporton Beta.

Vuçiq potencoi se çfarëdo zgjidhje që ai do të ofrojë, së pari duhet të fitojë në referendumin që do të mbahet në Serbi.

“Nuk është qëllimi im të them diçka për të kënaqur dikë në Perëndim, e të mos arrijmë te një zgjidhje, por për të kënaqur qytetarët e Serbisë dhe për të arritur një zgjidhje”, theksoi presidenti serb.

Ai përsëriti se kundërshton idenë e një “konflikti të ngrirë”, sepse nuk dëshiron të lërë probleme për gjeneratat e ardhshme.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM