Vuçiq viziton SHBA-të, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

7:27 am 17.07.17

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare si president në Shtetet e Bashkuara.

Ai po qëndron në Uashington ku edhe pritet të takoj nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë.

Në prag të shkuarjes së Vuçiqit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.

Pos Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen në takimet e Vuçiqit pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, transmeton Radio Evropa e Lirë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM