Vuçiq: Serbët do të presin afatin e BE-së për themelimin e Asociacionit

7:29 am 19.04.18

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe para afatit të caktuar nga Bashkimi Evropian.

Kohë më parë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës patën paralajmëruar themelimin e njëanshëm te Asociacionit më 20 prill, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr veprim deri në atë datë.

“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordimet ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq, transmeton Insajderi.com.

“Kanë thënë se për tre muaj e gjysmë do të dalin me statutin e Asociacionit. Serbia do të pres edhe tre muaj e gjysmë, por ju them tani, nuk presim se kjo do të ndodhë”, ka shtuar ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM