Vuçiq reagon pas fjalëve të Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës

3:08 pm 14.11.17

 

Pas deklaratave të Bakir Izetbegoviqit në lidhje me mundësinë e njohjes së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Ajo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon”, ka thënë presidenti serb, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, intervista e Izetbegoviqit për DW ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afat gjatë politike dhe ligjore.

“Po të thosha unë që duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja në Hagë”, ka thënë Vuçiq, por duke “harruar” se Kosova e kanë njohur 108 shtete të botës, e Republika Serbe është pjesë e Bosnjë.

Më pas Vuçiq kërcënon Bosnjën. “Shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar me këtë intervistë. Përgjigjja serbe do të pasojë pas disa ditësh”, është kërcënimi i Vuçiqit për Bosnjën.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM