Vuçiq: Për Kosovën, opsion është edhe mbajtja e një referendumi

2:38 pm 01.06.18

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një nga opsionet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është edhe referendumi.

Ai u shpreh kështu duke u përgjigjur në konstatimin se “po krijohet përshtypja se dikush diçka po fsheh rreth Kosovës”:

“Çfarë të fshihet? Pse a s’e dinë ata se me ç’marrëzi u sollëm në vitin 2008 kur ata shpallën pavarësinë? Ç’kemi për të fshehur? Po luftojmë për Serbinë. Kur të kemi diçka, do të dalim para popullit e njëra nga mënyrat është edhe referendumi, nëse doni ta ndryshoni Kushtetutën”, citon FoNet të ketë thënë ai, transmeton Koha.net.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM