Vuçiq: Nga tetori nis fazë e re dialogu për Kosovën

6:31 pm 12.09.17

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u tha sonte qytetarëve të Serbisë se nga muaji tetor fillon një fazë e re e dialogut për Kosovën.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, Vuçiq tha se ftesa e tij për të filluar të bisedohet rreth Kosovës është në interes për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Presidenti i Serbisë gjithashtu tha se është përgatitur një raport rreth gjithë asaj që është bërë përgjatë katër viteve të fundit në lidhje me Kosovën, transmeton gazeta serbe Blic.

Ai theksoi se dialogu do të vazhdoj duke respektuar opinionet e ndryshme dhe pjesëmarrjen e gjithë faktorëve relevantë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM