Vuçiq: Në Serbi kremtohen vetëm disfata dhe luftërat

10:30 am 07.05.18

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “cilado qoftë zgjidhja” për Kosovën “ajo është fundi im në politikë”.

Siç citon Kurir nga Beogradi, presidenti serb ka thënë se serbët nuk përkujtojnë askënd që ka siguruar apo ka sjellë paqe, por se “në Serbi kremtohen vetëm disfata dhe luftërat,” transmeton Koha.net.

“Jo, i kem i respektuar vetëm udhëheqësit e luftërave dhe askënd tjetër. Jam krejtësisht i sigurt se për çfarëdo vendimi për Kosovën, nuk do ta kem as mirëkuptimin dhe as shumicën e popullit tonë, por jam i sigurt se për këtë në të ardhmen do të ketë një këndvështrim tjetër për mua e edhe për rolin tim gjatë historisë rreth asaj çfarë është mundur dhe çfarë është dashur të bëhej”, ka thënë Vuçiq.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM