Vuçiq do të kandidoj për president të Serbisë

10:21 am 15.02.17

vuqiq

 

Kryeministri aktual serb, Aleksandar Vuçiq, do të jetë kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e radhës presidenciale.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka deklaruar se partia SNS do të emërojë Vuçiqin si kandidat për president.

Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në prill dhe në to kandidati i SNS-së do të garojë me kandidatë prej opozitës së përçarë, transmeton Koha.net.

Derisa roli i presidentit është kryesisht ceremonial, po qe se ai kontrollon edhe shumicën parlamentare, atëherë mund të ketë ndikim të madh mbi qeverinë dhe kryeministrin e ri.

Koalicioni qeverisës, që ka një shumicë komode në parlamentin me 250-ulëse në Serbi, mund ta caktojë edhe kryeministrin, pa pasur nevojë për votën e popullit.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM