Vritet shqiptari në Terni të Italisë

7:53 am 18.07.17

 

Në mëngjesin e së martës, në Terni të Italisë është vrarë një shtetas shqiptar 49 vjeçar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 49-vjeçari është qëlluar në bark teksa po ecte në qendër të qytetit, transmeton Top Channel.

Si karabinierët, ashtu dhe policia kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Disa persona që banojnë në zonë kanë deklaruar se kanë dëgjuar klithma përpara të shtënave. Rrjedhimisht nuk përjashtohet që të ketë pasur një zënkë mes viktimës dhe agresorit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM