Vrasësi i Uber pranon fajin për vrasjen e 6 viktimave

10:21 pm 08.01.19

Jason Dalton, now 48, shown in this booking photo provided by the Kalamazoo County Sheriff's Office in Kalamazoo, Michigan, 21 February 2016Një shofer i Uber që është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave në shtetin amerikan të Miçiganit më 2016, ka pranuar fajin për vrasje.
Katër vetë u vranë në një restorant dhe dy në një sallon makinash nga të shtënat e tij në qytetin e Kalamazoo.

Jason Dalton, 48 vjeç, kishte fajësuar fillimisht aplikacionet për kontrollimin e “mendjes dhe trupit” të tij. Por ai e ndryshoi justifikimin e tij pak para se gjykimi i tij të fillonte.

Z. Dalton nuk i ishte ofruar asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë, thanë prokurorët.Akuzat e tij përbëhen nga gjashtë akuza për vrasje, dy akuza për vrasje në tentativë dhe tetë akuza lidhur me armë të zjarrit. Ai tani përballet me një dënim të përjetshëm pa kusht.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM