Volkswagen është shitësi më i madh në botë i veturave

12:40 pm 30.01.17

vw

 

Kompania gjermane e prodhimit të veturave, Volkswagen, ka kaluar kompaninë japoneze, Toyota, për t’u bërë shitësi më i madh i veturave gjatë vitit 2016.

Kjo është hera e parë që VW kalon Toyotan që kishte mbajtur këtë sukses përgjatë katër viteve të kaluara.

Volkswagen, që prodhon Porsche, Audi dhe Skoda, ka shënuar rritje prej 3.8% në shitje gjatë vitit të kaluar, duke pasur sukses edhe në Kinë. Ndërkohë, Toyota shënoi 0.2% ngritje në shitje por që mendohet se ka shënuar një rënie në tregun e Shteteve të Bashkuara.

Kjo arritje e Volkswagen vjen përkundër skandalit të emitimit të gazrave që e përfshiu kompaninë gjermane, dhe që më pas u përball me dënime dhe gjykime gjithandej botës.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM