Vlorë, sekuestrohet mbi 1 ton kanabis në Karaburun (video)

4:15 am 07.09.17

 

Forcat e policisë së Vlorës kanë finalizuar pasditen e së mërkurës operacionin e koduar “Karaburuni”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar mbi 1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe policia kufitare, reparti Delta Forcë, Roja Bregdetare dhe Guardia di Finanza.

Konkretisht, saktësojnë burimet, uniformat blu kanë sekuestruar 1.110 kilogramë kanabis, si dhe një mjet lundrues, përmes të cilit lënda narkotike do të transportohej në Itali, transmeton Top Channel.

Burimet nënvizojnë se operacioni ka nisur mesditën e së martës, më 5 shtator dhe është ende në vijim.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM