Viti i ri, 5 këshilla të thjeshta për të gjithë

9:35 am 31.12.18

5 këshilla të thjeshta dhe njerëzore  për gratë, burrat, e të rinjtë për Vitin e Ri sepse na mbyten shkrimet politiko- akademike, të mençurit dhe politikanët me urime e shkrime të “detajuara” ndaj jemi kaq mirë ne si komb që gjysma janë pa kafshatën e bukës këtë fundvit (Migjeni është shumë aktual).

1- Mos grumbulloni shumë gjëra në shtëpi se kjo sjell: lodhje, tejngopje, shpenzim pa bereqet dhe stres.

Papa Françesku për Krishtlindje tha festat janë për ti ndarë ushqimet me të pamundurit.

2-Mos bëni shumë gatime: sallatë, supë, pak gjel deti me bukë misri meqenëse ka mbetur tradita e Vitit të ri, sepse lodheni, shtoni ca kilogramë që nuk ju duhen tashmë dhe pushime ka pak nga shteti dhe privati. Psikologjikisht dhe nga ana mjekësore ushqimi i tepërt ka efekte negative në një pjesë të qelizave trupore dhe nervore…

3- Mos u ankoni se keni pak para për fundvit. Shtresa e mesme e shoqërisë. Se larg qoftë të (pasurit nuk kanë kohë të dhurojnë)  duhet medeomos të japin një gjë nga vetja e tyre qoftë para ushqime veshmbathje apo sende shtëpie të cilat mund ti hyjnë në punë atij që nuk ka fare se mbushni shtëpinë e një njeriu në nevojë dhe shpirtin tuaj me këtë rast.

4-Jepni vëmendje njëri- tjetrit dhe kujdes të veçantë në ditët e festave pasi kjo vlen më shumë se dhjetë pjata ushqim të gatuara nga gratë dhe të lodhura deri në palcë kur shtrojnë tavolinën e datës 31 dhjetor.

5- Ju të rinj lini njëherë në vit celularët menjëanë, bashkohuni në biseda me familjarët, pyetini ata a lodhen, mërziten në punët e përditshme, a kanë shqetësime shëndetësore, puthini e përkëdhelini sepse kanë shumë nevojë për dashurinë tuaj pasi ata ua japin gjithnjë atë pa kushte.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM