Viti 2017, ndër më të nxehtit

3:00 pm 06.11.17

 

Prej se mbahen regjistrime zyrtare të temperaturave, rezulton se viti 2017 ishte një nga tri vitet më të nxehta që është shënuar.

Lajmin e ka dhënë Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) gjatë hapjes së konferencës klimatike të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Bon të Gjermanisë.

Viti i kaluar ishte më i nxehti, për shkak të fenomenit El Nino, ndërsa 2015 dhe 2017 gjenden në vendin e dytë dhe të tretë, ka thënë WMO në raportin vjetor preliminar të publikuar sot, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Prania e dioksid karbonit në atmosferë ka vazhduar të rritet këtë vit, nivelet e detërave janë rritur mëtutje, ndërsa mbulesa e akullt në Antarktik është duke lëvizur kah zvogëlimi rekord.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM