Viola Davis merr çmimin ‘Artistja e Vitit’ nga Harvard

5:00 pm 05.03.17

Aktorja që fitoi çmimin Oscar për rolin dytësor në filmin Fences, gjatë vikendit u nderua edhe me një shpërblim tjetër.

Viola Davis u zgjodh të jetë ‘Artistja e Vitit’ nga Universiteti Harvard. Ajo morri çmimin gjatë ditës së shtunë në ceremoninë e mbajtur në Harvard’s Cultural Rhythms Festival.

Davis është nderuar me disa çmime për paraqitjen e saj në filmin Fences, ku përpos çmimit Oscar ka fituar edhe në Critics’ Choice, Golden Globe, Screen Actors Guild dhe në British Academy of Films and Television Arts.

Tani për tani, aktorja luan në serinë televizive How to Get Away with Murder.

 

viola1

viola2

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM