Viets: Çështja e demarkacionit mund të zgjatet në pafundësi

7:19 am 17.07.17

 

Ambsadaroja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka paralajmëruar për rrezikun që kosovarët të mbesin edhe më tutje pa liberalizimin e vizave si pasojë e qëndrimeve të partive politike.

Sipas Viets, nëse opozita e ardhshme në parlamentin e Kosovës do të sillej sikurse bënte Ramush Haradinaj kur ishte në opozitë, karshi çështjes së Demarkacionit, atëherë ky problem mund të zgjas në pafundësi.

“Haradinaj ka qenë një prej kundërshtuesve më të zëshëm të Demarkacionit, i cili përveçse ka refuzuar këtë marrëveshje ka sjellë edhe argumentet e tij pse nuk duhet të votohet ajo. Tani nuk e di sesi do të veprojë ai në të ardhmen, mirëpo ajo që mund të marr me mend është se kjo çështje mund të zgjatet deri në pafundësi dhe Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave”, është shprehur Viets në një intervistë për gazetën Zëri.

Ambasadorja gjermane ka kujtuar faktin se në qeverisjen e kaluar Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, ka bërë pjesë në grupin e opozitës që e kanë vënë në dispozicion gazin lotsjellës për t’i kundërshtuar vendimet e Parlamentit, përkatësisht për Marrëveshjen e Demarkacionit.

Gjatë kësaj interviste për Zërin ambasadorja gjermane ka folur edhe për nevojën e luftimit të korrupsionit në Kosovë, miratimin e Ligjit për Konfiskim të Pasurisë së Paligjshme, procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, përfshirjen e presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë, etj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM