Vidhen fotot private të aktores Emma Watson (foto)

6:31 pm 15.03.17

Ylli i filmit “Beauty and the Beast”, e më parë edhe nga “Harry Poter”, Emma Watson, ka ra viktimë e sulmit të hakerave, pasi që disa mesazhe personale dhe një seri e fotove private janë vjedhur dhe publikuar online.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i saj i cili ka treguar se tashmë ajo ka filluar me procedurat ligjore që të stopohet publikimi i fotove dhe mesazheve e po ashtu edhe ndjekja penale ndaj atyre që kanë cenuar privatësinë e saj.

“Fotot nga sesioni i provave që Emma ka me stilistin e saj personal janë vjedhur disa vite më parë. Janë këto foto që janë publikuar” ka deklaruar publicisti i saj.

Ndryshe, një seri e fotove ku aktorja Emma Watson shihet duke provuar disa lloj të fustaneve janë paraqitur gjatë ditës së djeshme në rrjete sociale e pastaj edhe nëpër  ueb faqet e tabloideve të ndryshme duke marrë miliona klikime.

“Ato nuk janë foto nudo. Avokatët janë instruktuar që të mos komentojnë më shumë, pasi që kemi filluar me procedurat penale” thuhet në fund të deklaratës zyrtare të shpërndarë nga publicisti i aktores.

Ky zhvillim i ri vjen vetëm një javë pas publikimit të një serie të fotove në magazinën e njohur Vanity Fair ku aktorja ekspozon gjinjtë e saja duke iniciuar një debat të ashpër me akuza se ajo është një anti-feministe.

 

ema2

ema3

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM