Videot më interesante në internet nga viti 2017, sipas revistës NME

5:41 pm 24.12.17

 

Viti 2017 ka qenë vazhdimësi e përdorimit të madh të rrjeteve sociale dhe shpërndarjes së videove përmes tyre.

Revista NME ka bërë një përmbledhje të videove, sipas saj, më interesante dhe që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e publikut nëpër internet.

 

BBC Kids

Nuk do të harrohet intervista e profesorit Robert Kelly i cili derisa ishte duke folur për politikat në Korenë e Jugut ndërpritet nga fëmijët e tij të cilët futen në dhomën e babait dhe nuk brengosen fare nëse po ndërprejnë punën e tij.

 

 

Man’s Not Hot

Big Shaq, një figurë tashmë e njohur komedie, u bë i famshëm përmes videos së tij në YouTube të quajtur Fire In The Booth. Që nga ajo kohë, ai ka tërhqeur vëmendjen e fytyrave publike, ndër ta edhe të këngëtarit Drake dhe të politikanit Jeremy Corbyn.

 

 

Spongebob Radiohead montage

Dikush në internet erdhi me idenë që të bashkoj pjesë nga klipet e Spongebob Squarepants dhe kështu të përshkruaj albumet e bendit Radiohead.

 

 

Bradley Walsh x Stormzy

Dy shok disi të pazakontë u njoftuan derisa po futeshin në ndarjen e çmimeve Brit Awards. Prezantuesi dhe këngëtari Bradley Wlash derisa jepte intervistë shkëmbeu disa fjalë shoqërie me këngëtarin Stormzy. Çuditërisht ky moment morri me mijëra klikime.

 

 

Vengaboys take Cheltenham

Rikthimi në treg i këngës ‘Boom Boom Boom’ nga Vengaboys bëri që dikush në qytetin Cheltenham ta lëshoj gjatë një nate këngën me zë të lartë derisa po shëtiste me veturë. Nuk munguan përshëndetjet e kalimtarëve për hitin e vitit 1999.

 

 

Mystery pianist

Christopher Scamp, 30 vjeçar nga Liverpoolit, kaloi dy orë jashtë një dyqani muzike duke luajtur piano. Një pjesë nga performance e tij u shpërnda menjëherë nëpër internet dhe morri klikime të shumta. Më vonë ai vendosi të tregoj identitetin dhe të mos mbetet më “pianisti misterioz”.

 

 

Gasolina

Doli të jetë e pavërtetë. Megjithatë, videoja e punuar ku shfaqet kinse Thom Yorke po këndonte fitin ‘Gasolina’ të Daddy Yankee, morri mjaft klikime për aq kohë sa ishte e shpërndarë dhe e lejuar në YouTube.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM