Videospotet e Prince tani janë edhe në YouTube 

8:19 pm 09.07.17

 

Gjatë jetës së tij, Prince vazhdimisht ka pasur problem me faqet e shpërndarjes së videospoteve.

Shumëherë ai kishte postuar komente duke kritikuar mospagesat për licensë nga webfaqet që postonin videot e tija, ndër to edhe YouTube.

Tani, disa prej këngëve të tija dhe performancave janë rikthyer në YouTube dhe ofrohen në mënyrë legale për t’u shikuar.

Ndër to, edhe videot për këngët ‘When Doves Cry’ dhe ‘Let’s Go Crazy’.

 

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM