Vetëvritet frontmeni i Linkin Park, Chester Bennington

6:30 pm 20.07.17

 

Forntmeni i bendit Linkin Park, Chester Bennington, ka vdekur në moshën 41 vjeçare.

Sipas webfaqes TMZ, këngëtari ka kryer vetëvrasje duke u varur në shptëpinë e tij në Los Angeles.

Bennington ka pasur probleme me varsësinë nga droga dhe alkoholi përgjatë jetës së tij.

Ai ka qenë i martuar dhe ka lënë gjashtë fëmijë me dy gra.

Siç raporton TMZ, këngëtari në të kaluarën ka thënë se ka konsideruar vetëvrasjen pasi kur ka qenë fëmijë është abuzuar nga një mashkull më i rritur.

Chester ka qenë mik i ngushtë me këngëtarin Chris Cornell, i cili poashtu vrau veten duke u varur gjatë muajit maj. Sot do të ishte ditëlindja e 53 e Cornell.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM