Vetëvrasja është shkaku i vdekjes të antarit të bendit ‘The Prodigy’ Keith Flint

4:01 pm 04.03.19

“Lajmi është i vërtetë, nuk mund të besoj se po e them këtë, por vëllai ynë Keith i mori jetën vetes”. “Unë jam jashtëzakonisht i tronditur, i zemëruar dhe i hutuar. Pusho në paqe vëllai im”, ka shkruar Liam në rrjetet sociale. Ndërkohë, Keith ka folur hapur për shëndetin e tij mendor dhe mendonte për vetëvrasjen, duke përdorur drogë pas punës. Lufta e Keithit me shëndetin mendor dhe drogën e dërgoi bendit deri tek një rënie e madhe.

 I njohur më mirë si frontmeni i Prodigy, u bë i famshëm për këngët që u shndërruan në hite ‘Firestarter’ dhe ‘Breathe’. Grupi u bë një nga kryesorët në Mbretërinë e Bashkuar të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, duke nxjerrë në shitje gjashtë albume gjatë gjithë karrierës. Flint u hodh fillimisht si një balerin në grup, por ra në sy të të gjithëve pas shfaqjes së vokalit në “Firestarter”. Ai shpejt u bë i njohur për stilin unik të flokëve, vijëzimit të syve dhe performancave energjike live.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM