Vetëvendosje konfirmon fitoren në Prishtinë dhe Prizren

10:40 pm 26.11.17

 

Pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes psotës, është konfirmuar fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe në Prizren.

Në Prishtinë, Shpend Ahmeti morri 861 prej votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ArbanAbrashi, morri 733, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në garën e balotazhit për komunën e Prishtinës, më 19 nëntor, Shpend Ahmeti nga LVV-ja kishte marrë 41 mijë e 401 vota, ndërkaq, Arban Abrashi nga LDK-ja, ka marrë 41 mijë e 164 vota.

Në Prizren, shumicën e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe votat përmes postës, 368 vota, i ka marrë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, me 329 vota. Por, ku i fundit, ka udhëhequr nëbalotazhin e 19 nëntorit.

Pas rinumërimit të tëgjitha votave në 34 vendvotime të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani nga PDK-ja ka marrë shumicën e votave përballë kandidatit të LDK-së, Selim Kryeziu.

Gjithashtu, pas përfundimit të rinumërimit të votave për komunën e Rahovecit, për 3 vendvotimet, për të cilat ishin raportuar parregullsi, në garën për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë shumicën e votave përballë kundërkandidatit Idriz Vehapi nga PDK-ja.

Të gjitha këto rezultate mbeten ende jozyrtare deri në shpalljen e tyre zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Megjithatë, Dardan Sejdiu nga LVV- ja, në një konferencë për medie ka theksuar se Vetëvendosje ka konfirmuar fitoren në Prishtinë dhe Prizren.

“Ne konfirmojmë dhe vulosim fitoren në Prishtinë, ku kryetari Shpend Ahmeti vazhdon punën, me të cilin model u prezantuam në Prizren dhe kryetari Mytaher Haskuka fitoi besimin e qytetarëve të Prizrenit. Pra sot, konfirmojmë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Prishtinë, por edhe në Prizren”, ka thënë Sejdiu, transmeton Radio Evropa e Lirë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM