Vetëm një njohje gjatë këtij viti

11:45 am 09.10.17

 

Vetëm Bangladeshi ka njohur shtetin e Kosovës, deri më tani, gjatë vitit 2017.

Numër të vogël të njohjeve Kosova pranoi edhe gjatë vitit të kaluar. Vetëm dy.

Derisa zyrtarë qeveritarë japin premtime se shumë shpejt do të sjellin njohje të reja për vendin, opozita dhe analistët politikë kritikojnë diplomacinë e “përgjumur”, shkruan gazeta Zëri.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se procesi i njohjeve nuk është duke sjellë aspak rezultate.

Sipas tyre, kanë ndikuar faktorë të shumtë, duke u nisur nga politika e bërë në mënyrë jo të duhur nga ana e Kosovës, hyrja në bisedime me Serbinë e deri te propaganda e kësaj të fundit në dëm të Kosovës.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM