Vetëm 10 për qind e grave drejtojnë bizneset në Kosovë    

1:47 pm 09.11.17

 

Publikimi i hulumtimit ‘Ndërmarrësia e Grave’ ka treguar se gratë në ekonominë e Kosovës përfaqësojnë vetëm 10 për qind të pronarëve të bizneseve, kryesisht të bizneseve mikro dhe të vogla.

“Si ndërmarrëse, gratë në ekonominë e Kosovës përfaqësojnë vetëm diku rreth 10 për qind të bizneseve aktive, gjë që është e ulët dhe kryesisht janë ndërmarrje të vogla… Kjo nuk është unike për Kosovën, mirëpo të dhënat për Kosovën janë më shqetësuese. Shumica e ndërmarrjeve në pronësi të grave janë në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë dhe jashtëzakonisht pak në sektorin e prodhimit… 4’08” Për institutin Riinvest, fuqizimi i grave është i rëndësisë .. për arsye se ne besojmë se pa fuqizimin e grave si pronare dhe ndërmarrëse ne nuk mund të gjenerojmë rritje ekonomike e cila mund të sigurojë kushte për jetë më të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës” ka thënë Alban Hashani nga instituti Riinvest, transmeton Koha.net.

Norma tatimore, tregu i vogël dhe ngarkesat administrative janë barrierat kryesore që gratë e anketuara kanë thënë të ballafaqohen me to.

Megjithëse ky raport flet për një pjesë të vogël të grave pjesëmarrëse në biznes, bizneset e tyre janë pjesë përbërëse e rëndësishme e strukturës socio-ekonomike në Kosovë dhe se pa fuqizimin e tyre nuk ka fuqizimin ekonomik.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM