Veseli zgjedhet kryetar i Kuvendit

12:24 pm 07.09.17

 

Kandidati i koalicionit PAN, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për Veselin kanë votuar 62 deputetë, kurse kundër ishin 52 deputetë.

Enver Hoxhaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se vonesa e seancës gjatë ditës së sotme është bërë për shkaqe pragmatike, pasi deputetet nuk kanë arritur të vijnë me kohë, transmeton Insajderi.

Në sallë gjatë votimit kanë qenë gjithsej 114 deputetë, kurse kryesuesi Adem Mikullovci ka propozuar votim të hapur me ngritje dore.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM