Veseli: Sot përfundojmë ratifikimin e demarkacionit

9:06 am 21.03.18

 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se gjatë ditës së mërkurë do të përfundoj ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Kemi sakrifikuar shumë si vend, nuk do të lejojmë që për ego të askujt ky mund i joni të shkojë huq. Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi”, tha Veseli pas një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovës, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova u ka bërë thirrje politikanëve të mos mbajnë qytetarët të izoluar.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën ku një ngjarje, e cila që një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin. Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE”, tha Apostolova.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM