Veseli në Francë, diskuton rreth liberalizimit të vizave

8:23 pm 17.06.18

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, bëhet e ditur në një komunikatë dërguar mediave.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet nga drejtues të lartë të shtetit francez, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në takim me homologun francez, François de Rugy, kryeparlamentari Veseli, thuhet se do të diskutojë në mënyrë të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, përkatësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM